Programi I Transparencës

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur
programi i transparencës për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Shërbimi për Çështjet e Brendshme…

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës…

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 5 punonjës policie dhe 1 shtetas, për korrupsion Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 regjistruar për […]

Drejtoria Rajonale e SHÇBA ne Elbasan ekzekuton vendimet e Gjykatës për “Pezullim të ushtrimit të detyrës”…

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Elbasan, në vijim të procedimit penal të filluar për ekspozimin e arsenalit të armëve në qytetin e Elbasanit, ka bërë sot ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për “Pezullim të ushtrimit të detyrës” për 4 […]

SHÇBA arreston 1 punonjës policie për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), kreu ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 154 datë 14.07.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“ për punonjësin e policisë Inspektor H. P., 52 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, me detyrë patrullë e përgjithshme në Komisariatin e […]

PYETJET E BËRA MË SHPESH

Separator-Image-Blue

Te Parat Ne Renditje

Cilat janë kriteret për t’u punësuar pranë SHÇBA?

Në zbatim të nenit 76 dhe nenit 77 të ligjit 70/2014 “Për Shërbimin Për Çështjet E Brendshme Dhe Ankesat Në Ministrinë E Punëve Të Brendshme” si dhe nenit 56, nenit 58 e vijues së Rregullores së Shërbimit, miratuar me VKM nr. 829 datë 03.12.2014 “Për miratimin e rregullores së Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme” , janë përcaktuar kriteret e përgjithshme dhe kriteret e posaçme për të gjithë kanditatët e mundshëm që kërkojnë të punësohen në Shërbim.

Si mund të punësohem pranë SHÇBA?

Sipas ligjit 70/2014 , punësimi pranë strukturës së SH.Ç.B.A-së, bëhet nëpërmjet konkurimit të hapur për plotësimin e vendeve të lira të punës ( me/ose pa gradë) pranë Shërbimit.

Në këto kushte nëse plotësoni kriteret specifike dhe kriteret e përgjithshme të përcaktuara në ligj, ju lutemi ndiqni njoftimet për shpallje të vëndeve të lira të punës që bën Shërbimi në faqen e tij të internetit dhe në gazeta dhe aplikoni për to, së bashku me dokumentacionin përkatës bashkëngjitur.

Pyetje te bera me shpesh

Çfarë lloj ankesash mund të dërgoj pranë SHÇBA?

Qytetarët mund të dërgojnë pranë SHÇBA-së çdo ankesë që lidhet me raste të abuzimit me detyrën, shkeljet e ligjit apo sjelljet e pahijshme nga ana e punonjësve të strukturave të:
1. Policisë së Shtetit
2. Shërbimit të PMNZSH-së
3. Gardës së Republikës

Çfarë ndodh me ankesat që nuk janë objekt i punës së SHÇBA-së

Ankesat e ardhura për struktura që nuk janë objekt i punës së SHÇBA-së, merren dhe i dërgohen strukturave përkatëse për kompetencë dhe trajtim.

Çfarë ndodh pas marrjes së njoftimit për paraqitje në strukturat e Policisë së Shtetit?

Njoftimi për paraqitje bëhet me anë të fletëthirrjes, duke përcaktuar arsyen e paraqitjes, të dhëna për punonjësin e policisë, kohën, vendin dhe informacion për ta kontaktuar punonjësin e policisë në rast pamundësie për t’u paraqitur.
Kur për shkak të kushteve personale dhe familjare, personi që njoftohet nuk mund të paraqitet në mjediset e policisë, punonjësi i policisë mund ta marrë këtë informacion në vendndodhjen e personit të njoftuar. Në rastet kur personi i njoftuar nuk paraqitet në ambientet e policisë pa shkaqe dhe arsye të përligjura, policia kryen shoqërimin kundër vullnetit të tij, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Cilat janë rastet e shoqërimit të shtetasve nga punonjësit e Policisë së Shtetit?

a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente;
b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose ndonjë detyrimi të përcaktuar me ligj;
c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer vepër penale;
d) për të parandaluar kryerjen e një vepre penale;
e) kur është larguar pas kryerjes së një vepre penale;
f) për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, sipas kushteve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale;
g) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose shoqërimin e tij në organin kompetent;
h) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë;
i) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose ekstradimit.

Rastet e njoftimit të shtetasve për paraqitje në strukturat e Policisë së Shtetit janë?

Bazuar në nenet 108 dhe 109 të Ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, rastet e njoftimit të shtetasve për paraqitje në strukturat e Policisë së Shtetit janë:
a) për të marrë informacion për parandalimin e veprimit ose mosveprimit të kundërligjshëm;
b) për të identifikuar personin që mund të ketë dijeni për rrezikun apo incidentin;
c) për të identifikuar shkelësin e mundshëm të ligjit.

Sa kohë mund të mbahet i shoqëruar një shtetas nga strukturat e Policisë së Shtetit?

Personi i shoqëruar nuk trajtohet në të njëjtat kushte me personin e ndaluar ose të arrestuar dhe në çdo rast, shoqërimi duhet të zgjasë deri në sqarimin e çështjes, por jo më shumë se 10 orë.

Si mund të dërgoj një ankesë pranë SHÇBA-së?

SHÇBA merret me trajtimin e Ankesave që vijnë nëpërmjet ankesave me shkrim, linjës së gjelbër, postës, rrugë elektronike apo strukturave të tjera, ndaj strukturave që janë objekt i veprimtarisë së shërbimit.