Items filtered by date: Friday, 27 July 2018

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi një punonjës të repartit të ceremonialit në Gardën e Republikës, për shkak të kërcënimeve dhe veprimeve të dhunshme ndaj shtetases me të cilën kishte bashkëjetuar më parë.
Arrestimi në flagrancë u krye pasi punonjësi Sejdi Visha, 29 vjeç, me profesion trup shërbimi pranë repartit të Ceremonialit të Gardës, i bëri kërcënime me jetë ish-bashkëjetueses.
Veprimet e punonjësit të Gardës ishin të përsëritura, megjithëse shtetasja kishte bërë kërkesë për “Urdhër mbrojtje”. Autori u arrestua për “Dhunë në familje” ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Published in Lajme

Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik 2018, në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Brendshme, për t’u garantuar qytetarëve një shërbim policor në perputhje me standardet e kërkuara, specialistë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë ndërrmarrë një fushatë sensibilizuese në Pikat Kufitare.

Ata ishin në aeroportin “Nënë Tereza” për të folur me qytetarë dhe për t’i njohur me Shërbimin, si dhe shpërndanë kartëvizita me numrin pa pagesë 0800 90 90 ku çdokush mund të denoncojë shkeljet e punonjësit të Policisë së Shtetit.

Published in Lajme

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.