DREJTUESI I INSTITUCIONIT


Arben Petraq  Skëndo

Arben Skëndo u lind më datë 15 Mars 1964 në qytetin e Kuçovës. 

Është i martuar me Anilën dhe ka dy vajza: Kristianën dhe Deborën.

Është diplomuar në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në vitin 1988, si dhe në Fakultetin Juridik. Aktualisht ndjek studimet për Master Shkencor, në fushën e të Drejtës Penale.

Ka një eksperience të gjatë pune në strukturat e inteligjencës dhe sigurisë, Kontrollit të Brendshëm dhe Policinë e Shtetit, ku ka mbajtur disa funksione drejtuese:Shef seksioni në SHKB Korçe,Vlorë.Shef sektori i analizës së SHKB-së në Ministrinë e Rendit Publik, zv/Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Shef komisariati në komisariatin e Policisë Lushnje e Tropojë, Shef i sektorit të krimit të organizuar në DPQ-në Elbasan etj.

Ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Parandalimit të Krimit dhe Viktimizimit në Institutin e Parandalimit të Krimit, në vitet 2007-2013.

Është bashkëautor i ligjit të SHKB-së, Nr.8749, datë 01.03.2001,bashkëautor i ligjit të ri për "Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat" në MPB.

Ka botuar një sërë artikujsh në shtypin periodik për problemet e kriminalitetit.

Prej datës 19.09.2013, është Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së

           

NJOFTIM

Denonco në numërin pa pagesë 08009090

ARKIVA

« March 2017 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Adresa dhe Kontakte

E-mail: shcba@punetebrendshme.gov.al

Tel: + 355 42 222 - 450

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.