Zoti Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 shkurt 1966 në qytetin e Tiranës. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

Edukimi:

Është diplomuar "Specialist i Lartë Policie"  në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë.

Është diplomuar në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010

Është diplomuar në nivelin Master Profesional në vitin 2011

Kualifikime dhe trajnime:

  • Ka ndjekur Kursin për Zhvillimin e Menaxhimit dhe Udhëheqjes për Drejtuesit e Lartë të Policisë, çertifikuar më dt. 04/05/2001.
  • Ka ndjekur seminar mbi Parandalimin e Krimit në DPQ Tiranë, çertifikuar më dt. 19/05/2001.
  • Ka ndjekur Kursin për Menaxhim dhe Planifikim i Mbikqyrjes nga Programi ICITAP, çertifikuar më dt. 05/04/2002.
  • Ka ndjekur Kurs Trajnimi USA, çertifikuar më dt. 23/05/2003.
  • Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Antiterrorin në Budapest, çertifikuar më dt. 20/06/2003.
  • Ka ndjekur Kurs Bazë për Hetimin e Narkotikëve, çertifikuar më dt. 21/10/2005
  • Ka ndjekur Kurs Trajnimi New Mexico, çertifikuar më dt. 09/02/2006.
  • Ka ndjekur Trajnim mbi aftësimin e Punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë Zgjedhjeve, çertifikuar më dt. 12/12/2006.
  • Ka ndjekur Trajnim mbi rolin e Policisë në zbatimin e Legjislacionit, çertifikuar më dt. 22/01/2008.
  • Ka ndjekur Kursin e Trajnimit mbi Policimin në Komunitet, çertifikuar më dt. 13/06/2008.
  • Ka ndjekur Trajnim mbi aftësitë e Punonjësit të Policisë gjatë zgjedhjeve.
  • Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Menaxhimin e Lartë Policor, në International Law Enforcment Academy (ILEA), në Budapest, Hungari.

Karriera Profesionale:

Z. Rrumbullaku ka patur një karrierë të pasur profesionale, duke manifestuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim.

  • Nga data 17/01/2019 me Urdhrin e Ministrit të Brendshëm Z. Sandër Lleshaj, mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
  • Nga data 12/07/2017 është angazhuar në sektorin privat.
  • Nga data 26/05/2017 deri më 11/07/2017, ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm.
  • Me kërkesë të tij, del në lirim më 01/10/2014, angazhuar në sektorin privat.
  • Nga data 09/10/2013 deri më 30/09/2014, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor.
  • Nga data 14/09/2010 deri më 08/10/2013, ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, në Departamentin e Sigurisë Publike, në DPPSH.
  • Nga data 21/06/2010 deri më 13/09/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH.
  • Nga data 05/11/2009 deri më 20/06/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Rendit Publik, në DPPSH.
  • Nga data 08/06/2009 deri më 04/11/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Qendrën e Formimit Policor.
  • Nga data 14/10/2008 deri më 07/06/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” Tiranë.
  • Nga data 12/06/2006 deri më 13/10/2008, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
  • Nga data 28/10/2005 deri më 11/06/2006, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës.
  • Nga data 01/10/2004 deri më 27/10/2005, ka mbajtur detyrën e Specialistit për Trajtimin e Informacionit Sekret dhe Mbështetjes Operacionale në DPPSH.
  • Nga data 01/11/2003 deri më 30/09/2004, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Zyrën e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale në DPPSH.
  • Nga data 01/09/2002 deri më 31/10/2003, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit  të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.
  • Nga data 01/01/2001 deri më 31/08/2002, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.
  • Nga data 20/07/2000 deri më 31/12/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë.
  • Nga data 01/05/1998 deri më 19/07/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Rajonit të Policisë Kombinat, Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë.
  • Nga data 16/02/1998 deri më 15/03/1998, ka mbajtur postin e Shefit të Zyrës së Luftës Kundër Akteve Terroriste, në DRP Tiranë.
  • Nga data 11/08/1997 deri më 15/02/1998, ka mbajtur postin e Shefit  të Zyrës Kundër  Krimit të Organizuar në DRP Tiranë.
  • Nga data 16/07/1997 deri më 10/08/1997, ka qenë në Dispozicion të DRP Tiranë
  • Nga data 27/08/1996 deri më 06/04/1997, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
  • Nga data 01/07/1995 deri më 26/08/1996, ka mbajtur postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë.
  • Nga data 01/09/1993 deri më 30/06/1995, ka mbajtur postin e Shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë.
  • Nga data 01/07/1992 deri më 31/08/1993, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Degën e Shërbimeve, në DRP Tiranë.
  • Nga data 16/04/1991 deri më 30/06/1992, ka mbajtur detyrën e instruktorit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, në F.N. Shpejtë, të DNSH Tiranë.
  • Nga data 01/09/1990 deri më 15/04/1991, ka mbajtur postin e Shefit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, të DBSH Burrel.
  • Nga data 01/08/1988 deri më 31/08/1990, ka mbajtur detyrën e Komandantit të Togës, në Repartin Nr. 301, të DPB Burrel.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Items filtered by date: Wednesday, 02 January 2019
Sektori i SHÇBA-së në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, arrestuan në flagrancë 6 shtetas:


- K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;

- J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci;

- R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;

- F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

- K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës;

- Xh.N., 43 vjeç, banues në  Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

Arrestimi i shtetasve K.M., J.D., R.K. dhe F.T. u bë pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t'u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi. Ky i fundit ishte me masë sigurie ”Arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës.

Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi gjatë kohës që ishin me detyrë, ruajtjen e shtetasit S.V., kanë lejuar takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, duke mundësuar largimin e të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm.

Gjithashtu, nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Dhënia ndihmë e një të burgosuri për largim, kryer në bashkëpunim”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Published in Lajme

           

NJOFTIM

Denonco në numrin pa pagesë 08009090

ARKIVA

« January 2019 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      

Adresa dhe Kontakte

E-mail: info@shcba.gov.al

Ankesa: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

 

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.