Zoti Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 shkurt 1966 në qytetin e Tiranës. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.
Edukimi:
Është diplomuar "Specialist i Lartë Policie" në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë.
Është diplomuar në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010
Është diplomuar në nivelin Master Profesional në vitin 2011
Kualifikime dhe trajnime:
Karriera Profesionale:
Z. Rrumbullaku ka patur një karrierë të pasur profesionale, duke manifestuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim.
Shkodër
Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.
Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar në ambjent të mbyllur (banesa personale), kjo e dokumentuar nga kqyrja e banesës.
Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me të cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.
Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas për rastin në fjalë.
Për këtë rast po hetohet nga sektori për Krimet Kompjuterike për identifikimin e personit dërgues të mesazhit dhe videos që u dërgua për publikim në media.
SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione për këtë rast apo raste të tjera të denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.
SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit.