PERIUDHA 2001 - 2008

  • Nga viti 2001 në bazë të Ligjit Nr. 8749 date 01.03.2001 “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Rendit Publik”, ky shërbim operon si një strukturë e veçantë policore, unike e pavarur në zbatim të ligjit, e cila varet direkt nga Ministri i Brëndshëm, ku veprimtaria e saj nga karakteri informativ shtrihet në atë të hetimit paraprak. Nëpërmjet këtij ligji përcaktohet misioni i shërbimit dhe objekti i veprimtarisë së tij:

Misioni është administrimi i rendit brenda rendit nëpërmjet mbrojtjes së harmonizuar të interesave të Ministrisë së Rendit Publik nga njëra anë dhe garantimit të lirive kushtetuesë të punonjësve nga ana tjetër. Ndërsa objekti i veprimtarise është ai i “zbulimit dhe dokumentimit të veprimtarise kriminale që kryhet nga punonjës të Policisë Shtetit dhe strukturave të tjera të Ministrisë sëRendit Publik” Punonjësit e SHKB-së, kanë atributet e oficerit dhe agjentit të policisë gjyqësore, sipas ligjit “Për policinë gjyqësore”, mbajnë gradë policore dhe kanë statusin e punonjësit të Policisë së Shtetit.

Punonjësit në SHKB, përzgjidhen nga radhët e efektivave të Policise së Shtetit, me një eksperiencë pune jo më pak se tre vjet në sektorët e verifikimi dhe-hetimit, duke marrë për bazë ndershmërinë, profesionalizmin dhe njohuritë juridike. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm strukturohet në kuadrin e njësive përbërëse të aparatit të Ministrisë së Rendit Publik, me shtrirje në të gjithë teritorin e vendit, duke veçuar faktin që veprimtaria e saj si shërbim i policisë gjyqësore, udhëhiqet nga prokurori sipas kopetencave lëndore e tokësore. Operon në të gjitha strukturat dhe njësitë përbërësë të Ministrisë së Rendit Publik, Policisë Shtetit, Gardës së Republikës dhe Reparteve Autonome të saj, nëpërmjet organizimit të veprimtarisë informative dhe aplikimit të kopetencave proceduriale.

PERIUDHA 2008 - AKTUALISHT

  • Nga viti 2008, në bazë të ligjit nr. 10 002, datë 06.10.2008 “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”, shërbimi iu nënshtrua një reformimi si në aspektin ligjor, administrativ, operacional, menaxherial, duke siguruar pavarësinë e duhur nga strukturat që mbikqyr dhe kontrollon.

Ligji

- përcaktoi statusin e shërbimit si një institucion i administratës publike;

- i zgjeroi objektin e veprimtarisë të përqëndruar në tre shtylla kryesore: parandalim, inspektim dhe hetim paraprak të veprave penale të kyera nga punonjësit e Policisë së Shtetit në detyrë dhe për shkak të saj;

- organizimin e shërbimit në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme me departamente, drejtori dhe sektorë në nivel qëndror dhe drejtori e sektorë në nivel vendor;

- planifikimi dhe vetëmenaxhimi i buxhetit vjetor të shërbimit, përfshi dhe fondin e posaçëm mjaft i rëndësishëm për veprimtarinë hetimore dhe proceduriale;

- u përcaktua statusi i punonjësit të shërbimit i ndarë në personel hetues, personel inspektues dhe personel mbështetës. Të drejtat dhe detyrimet e personelit të shërbimit bazohen në ligjin e SHKB-së dhe aktet nënligjore në zbatimi të tij, si rregullore e personelit e rregullore e disiplinës. Personeli hetues ka dhe mban gradat e punonjësit të shërbimit, mbi bazën e të cilave kryhet dhe ecuria në karrierë.

- miratimi dhe aplikimi i rregullave dhe procedurave për kryerjen e inspektimeve të zakonshme, periodike dhe tematike në të gjithë sektorët e Policisë së Shtetit.

- përcaktimin e “testit të integritetit” si një teknike apo metodë që shërbën për verifikimin e etikës dhe integritetin e një punonjësi të policisë.

- përcaktimin e procedurave dhe rregullave konkrete për bashkërendimin e punës së SHKB-së me strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe strukturat e tjera të Ministrisë së Brendshme në funksion të parandalimit, zbulimit dhe hetimit të veprave penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe inspektimi i punës së tyre.

- vënia në funksionim i linjës jeshile 0800 90 90(pa pagesë) për denoncimin e çdo lloje shkelje duke filluar që nga sjelljet joetike, veprimet korruptive apo shkelje të tjera të kryera nga punonjësit e policisë etj...

           

NJOFTIM

Denonco në numërin pa pagesë 08009090

ARKIVA

« July 2017 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.