Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm SHKB (alias SHÇBA) ështe krijuar më, 1 Mars 2001.

 

PERIUDHA 2001 - 2008

 

Në bazë të Ligjit Nr. 8749 date 01.03.2001 “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Rendit Publik”, ky shërbim u krijua dhe operon si një strukturë e veçantë policore, unike e pavarur në zbatim të ligjit, e cila varet direkt nga Ministri i Rendit Publik, ku veprimtaria e tij vec karakterit informativ shtrihet edhe në atë të hetimit paraprak. Nëpërmjet këtij ligji përcaktohet misioni i shërbimit dhe objekti i veprimtarisë së tij:

Misioni është administrimi i rendit brenda rendit nëpërmjet mbrojtjes së harmonizuar të interesave të Ministrisë së Rendit Publik nga njëra anë dhe garantimit të lirive kushtetuese të punonjësve nga ana tjetër. Ndërsa objekti i veprimtarise është ai i “zbulimit dhe dokumentimit të veprimtarise kriminale që kryhet nga punonjës të Policisë Shtetit dhe strukturave të tjera të Ministrisë së Rendit Publik” Punonjësit e SHKB-së, kanë atributet e oficerit dhe agjentit të policisë gjyqësore, sipas ligjit “Për policinë gjyqësore”, mbajnë gradë policore dhe kanë statusin e punonjësit të Policisë së Shtetit.Punonjësit në SHKB, përzgjidhen nga radhët e efektivave të Policise së Shtetit, me një eksperiencë pune jo më pak se tre vjet në sektorët e verifikimi dhe-hetimit, duke marrë për bazë ndershmërinë, profesionalizmin dhe njohuritë juridike. 

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm strukturohet në kuadrin e njësive përbërëse të aparatit të Ministrisë së Rendit Publik, me shtrirje në të gjithë teritorin e vendit, duke vecuar faktin që veprimtaria e saj si shërbim i policise gjyqësore, udhëhiqet nga prokurori sipas kopetencave lëndore e tokësore. Operon në të gjitha strukturat dhe njësitë përbërësë të Ministrisë së Rendit Publik, Policisë Shtetit, Gardës së Republikës dhe Reparteve Autonome të saj, nëpërmjet organizimit të veprimtarisë informative dhe aplikimit të kopetencave proceduriale e administrative

 

2008 - 2014 

 

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, në bazë të Ligjit Nr. 10 002, datë 06.10.2008 “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”.

Shërbimi përcaktohej si një institucion i administratës publike, me varësi të drejtpërdrejtë nga Ministri i Brendshëm. Shërbimi kishte si objekt të veprimtarisë “parandalimin, zbulimin, dokumentimin dhe hetimin paraprak të veprave penale të kryer nga punonjësit e Policisë së Shtetit, pavarësisht nga funksioni dhe grada, për vepra penale të konsumuara gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj” si dhe “inspektimi i punës së të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit për përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara, për garantimin e përgjegjshmërisë, efektshmërisë dhe efikasitetit të tyre”.

Shërbimi organizohej në nivel Drejtorie e Përgjithshme, njësi buxhetore e pavarur, me fond të posacëm mjaft i rëndësishëm për veprimtarinë hetimore dhe proceduriale.

Statusi i punonjësit të Shërbimit i përcaktuar sipas ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Shërbim me Kompetenca informative, hetimore dhe kompetenca inspektuese.

 

2014 - aktualisht  

 

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, vepron në bazë të Ligjit nr.70/2014 “Për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme”. Shërbimi është një institucion në varësi të drejtpërdrejtë nga Ministri i Punëve të Brendshme, me pavarësi të plotë organizative, funksionale, menaxheriale nga Strukturat që kontrollon dhe mbikqyr.

Kompetenca informative, hetimore, inspektuese dhe hetim administrativ e inspektim të ankesave, testi i integritetit, atribute të policisë gjyqësore për personelin me grada/pa grada të shërbimit, analiza risku-rekomandime.

Ligji nr.70/2014 “Për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ka sjellë këto risi:

Ndryshon emërtimin e Shërbimit, i cili përfshin:

-   Pjesën e traditës “shërbimi për çështjet e brendshme”, që përcakton vazhdimësinë dhe misionin e Shërbimit.

-   Pjesa e re “ankesat e publikut”, duke rritur impaktin te publiku, rritur komunikimin dhe bashkëveprimin e drejtëpërdrejtë me qytetarin.

Zgjeron fushën e zbatimit të ligjit jo vetëm ndaj strukturave të Policisë së Shtetit por edhe ndaj:

-   strukturave përgjegjëse për ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe të objekteve të rëndësisë së veçantë (Garda e Republikës),

-   strukturës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin.

Zgjeron objektin e veprimtarisë së shërbimit, duke përfshirë:

-   trajtimin e ankesave ndaj punonjësve të strukturave për mospërmbushje të detyrës, sipas standardeve të miratuara, për vepra penale dhe shkelje të tjera të ligjit,

-   zhvillimin i programuar i testit të integritetit, me qëllim ruajtjen e integritetit të punonjësve të strukturave,

-   kontrollin e pasurisë së pajustifikueshme të personave objekt hetimi, veçanërisht në rastet e korrupsionit,

-   analiza - studime dhe rekomandime mbi bazën e protokolleve të inspektimit dhe raporteve të hetimit.

 

Vendos në qendër të punës së Shërbimit trajtimin e ankesave/denoncimeve/rasteve të publikut, duke e përcaktuar si:

-   kusht për kontrollin dhe mbikqyrjen demokratike të strukturave,

-   krijimit dhe garantimit të të gjitha portave të komunikimit me publikun

-   krijimit dhe vënies në eficencë të sistemit të menaxhimit të ankesave/ denoncimeve/rasteve nga publiku.

Testi i integritetiti cili do të kryhet mbi bazën e një udhëzuesi specifik për zhvillimin, ekzekutimin, llogaridhënien dhe dokumentimin e tij, me qëllim:

-   Ruajtjen e etikës dhe integritetit të punonjësve të strukturave,

-   Parandalimit të korrupsionit në radhët e punonjësve të strukturave,

-   Rritje së cilësisë së shërbimeve të ofruara nga strukturat ndaj taksapaguesve shqiptar.

Fuqizon kompetencat e inspektimit, një mjet mjaft i dobishëm për parandalimin e shkeljeve dhe ligjit, nëpërmjet;

-   Zhvillimit të hetimit administrativ

-   Ushtrimi i atributeteve të policisë gjyqësore

-   Pranimi i rekomandimeve të inspektimit nga strukturat dhe detyrimi ligjor i tyre për t’i përmbush ato.

Kryerja e analizave, studimeve dhe rekomandimeve, nëpërmjet:

-   hetimit të veprave penale, Analiza Risku, për evidentimin e strukturave me risk më të lartë korrupsioni dhe implikim në krim të organizuar,

-   inspektimeve, Dhënia e Rekomandimeve, për përmirësimin e problemeve/ problematikave të evidentuara në fushën e përformancës, organizimit dhe funksionimit të strukturave,

-   përfundimet/rezultatet e shqyrtimit të ankesave të publikut, Analiza Mbi Perceptimin e publikut ndaj shërbimit policor dhe performancës së tij.

Transparenca me publikun, strukturat dhe median

-   Publikimi i raportit vjetor të veprimtarisë së Shërbimit

-   Publikimi periodik i raporteve të inspektimit dhe çështjeve penale pas përfundimit të gjykimit.

-   Organizimi i takimeve publike me median, mbi paraqitjen e pikave kryesore të raportit vjetor të punës.

Parimi i rivendosjes së dinjitetit të punonjësit të policisë dhe paralajmërimit si mjete efikase e bashkëkohore të parandalimit:

-   Detyrimi i Shërbimit për rivendosjen e dinjitetit të punonjësit të strukturave, në rast se padrejtësisht nga veprimtaria e Shërbimit i është cënuar integriteti moral i punonjësit të strukturave

-   Paralajmërimi, me qëllimin parandalimin dhe moslejimin e inkriminimit të punonjësit të Strukturave.

 

 

           

NJOFTIM

Denonco në numërin pa pagesë 08009090

ARKIVA

« November 2017 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.