Items filtered by date: Wednesday, 19 September 2018

Lidhur me pamjet e shfaqura në emisionin "Fiks Fare", ku pretendohet implikimi i një punonjësi policie në Stacionin e Manzës në Durrës, në një rast abuzimi me detyrën,sqarojmë se:

Kjo eshtë një ngjarje e verifikuar, trajtuar dhe e regjistruar si procedim penal prej 15 ditësh në Prokurori.

Në datë 4 shtator 2018, Shërbimi për Çeshtjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka marrë dijeni nga shtetasi M.V. se një punonjës policie i identifikuar nga ai me emrin S.L., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike duke e shoqëruar me forcë në Komisariat.

Më tej në deponim, shtetasi ka thënë se iu mor me forcë telefoni dhe i ishin fshirë të gjitha materialet.

SHÇBA e ka pajisur denoncuesin menjëherë me një vendim për ekspertim mjeko-ligjor dhe iu mor kallëzim e deklarim i plotë për ngjarjen.

Materialet, SHÇBA në datë 4 shtator i ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila ka regjistruar procedimin nr. 2934 dhe po drejton hetimet për rastin për veprat penale 'Kryerja e veprimeve arbitrare' dhe 'Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale'.

Ministria e Brendshme dhe SHÇBA gjen rastin edhe njëherë të falenderojë mediat dhe qytetarët dhe i fton ata të denoncojnë raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim te shpejtë dhe të ashper ndaj shkelësve të ligjit.

Published in Lajme

           

NJOFTIM

Denonco në numërin pa pagesë 08009090 for foreigners call 0694190900

ARKIVA

« September 2018 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

for foreigners call : 0694190900

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.