Items filtered by date: Sunday, 30 September 2018

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në zbatim të vendimit të Gjykatës, kanë arrestuar 2 punonjës të policisë, me shërbim në komisariatin e Rinasit.

Të arrestuarit janë punonjesit e Policisë:

- Almir Doda, 42 vjeç;
- Edmond Llaçini, 34 vjeç, nga Tirana.

Arrestimi u krye pas një hetimi disamujor me metoda speciale, pasi dy efektivët e policisë dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari antiligjore, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit, në kundërshtim me procedurat ligjore.

Për të dy efektivët e policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Hetimet po vijojnë.

Published in Lajme

           

NJOFTIM

Denonco në numërin pa pagesë 08009090 for foreigners call 0694190900

ARKIVA

« September 2018 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

for foreigners call : 0694190900

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.