Misioni i SHÇBA-sё

SHËRBIMI PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE ANKESAT

 

Ka për Mision: “garantimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e interesave të ligjshëm të shtetit, si dhe të drejtave të shtetasve, nga veprimet dhe mosveprimet e kundërligjshme të punonjësve të Strukturave, pavarësisht nga funksioni dhe grada”.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ushtron veprimtarinë ndaj strukturave, si:

Policia e Shtetit;

Garda e Republikës

PMNZSH-së (zjarrfikëset)

Shërbimi i mbikqyrur dhe kontrollon këto Struktura nëpërmjet:

Marrjes dhe shqyrtimit të ankesave të ardhura nga publiku për punonjës të Strukturave, që nga sjelljet jo etike e deri tek shkeljet e ligjit;

Kryerjes së inspektimeve ndaj Strukturave për performancën e tyre në përputhje me ligjin dhe standardet e kërkuara;

Hetimit të veprave penale të kryera nga punonjësit e Strukturave si dhe shkeljeve të tjera të ligjit;

Kryerjes së testit të integritetit për punonjësit e Strukturave;

Kontrollit të pasurisë së pajustifikuar të punonjësve të Strukturave mbi bazën e ankesave dhe kallëzimeve;

Si dhe kryerjes së analizave - studimeve dhe rekomandime mbi bazën e protokolleve të inspektimit dhe raporteve të hetimit për mënyrën e organizimit e funksionimit të Strukturave dhe pritshmërive të publikut në drejtim të sigurisë publike.

''Kontribuoni në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, denoncojeni atë''

Denonconi çdo rast të sjelljeve të joetike dhe mospërmbushje të detyrës nga punonjës të Strukturave, kudo që ndodheni. Për këtë ne ju sigurojmë se do të ruajmë fshehtesinë dhe menjëherë do të gjendemi pranë jush deri në sqarimin e plotë të problemit që ju do të keni, duke goditur me forcë dhe pa hezitim rastet kur punonjës të veçantë abuzojnë me detyrën duke kryer veprime të kundërligjshme dhe korruptive, që cënojnë etikën dhe imazhin e Strukturave dhe të Policisë së Shtetit.

Portat e komunikimit me Shërbimin;

Posta zyrtare – Drejtoria e Përgjithme e SHÇBA-së, Ministria e Punëve të Brendshme, në adresën “Sheshi Skënderbe”, nr. 3, Tiranë;

Zyra e Ankesave, në godinën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në adresën “Sheshi Skënderbe”, nr.3, Tiranë;

Zyrat e Drejtorisë/Sektorëve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Drejtorive të Policive në Qarqe;

Faqja e internetit të Shërbimit www.shcba.gov.al, me informacione mbi veprimtarinë e Shërbimit, njoftime e lajme.

Faqja e internetit të Shërbimit, rubrika “Ankesa”, ku mund të paraqitni një ankesë duke respektuar kërkesat e saj.

Posta elektronike, email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ;

Faqes së Zyrës së Ankesave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në rrjetin social Facebook

Linjës së gjelbër 0800 90 90, linjës pa pagesë.

Zyra Qëndrore e Ankesave, shërben 6 ditë të javës nga ora 08:00 – 20:00 duke pritur qytetarët dhe marrë telefonatat nga publiku në linjën e gjelbër pa pagesë 0800 90 90. Me anë të kësaj linje, punonjësi i zyrës komunikon drejtpërdrejtë me qytetarin, dhe sipas rastit e orienton atë për zgjidhjen e problemit.

Në këtë zyrë është instaluar dhe sistemi i elektronik i regjistrimit të telefonatave pas orës 20.00, i cili regjistron çdo telefonate. Ky sistem garanton transparencë dhe objektivitet duke mos patur mundësi ndërhyrje. Çdo telefonate e regjistruar zbardhet për t’u adresuar sipas problemeve të ngrituara nga qytetarët.

 

           

NJOFTIM

Denonco në numërin pa pagesë 08009090

ARKIVA

« July 2017 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.