Arrestohet efektivi i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në datën 27.01.2017, ora 00:50, ka kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë Shaban Bera, me detyrë kujdestar-magazinier, pranë Komisariatit të Policisë Has, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.

Arrestimi i tij u krye, sepse u kap në flagrancë dhe është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, që ka ndodhur në këto rrethana:

Më datë 26.01.2017, rreth orës 22:20 gjatë inspektimit që po kryhej nga Specialistët e Drejtorisë së Inspektimit & Ankesave të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në ambjentet e magazinës së armatimit të Komisariatit të Policisë Has, u konstatua se mungonin 3 (tre) pistoleta tip TT, model 54, 210 fishekë model 54 kalibri 7.62 mm, si dhe mosrakordimi i numrit të 1 (një) pistoletë thikë, mbajtur dhe dorëzuar nga një punonjës policie, efektiv i këtij Komisariati. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe hetimet vazhdojnë.

Një rast i ngjashëm është evidentuar edhe në muajin Shkurt 2016 nga ana e strukturave tona, ku është arrestuar për të njejtën vepër penal magazinieri i Drejtorisë së Policisë Kukës, Përparim Dauti, pasi gjatë kontrollit mungonin 12.000 fishekë në magazinë. Aktualisht ky punonjës policie është Përjashtuar nga Policia e Shtetit”.

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.