Arrestohet efektivi i Komisariatit të Policisë Skrapar

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në datën 26.01.2017, ora 16:30, ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për ekzekutimin e vendimit penal të datës 26.01.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, mbi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për punonjësin e policisë Zaçe Kajo, me detyrë punonjës policie më Komisariatin e Policisë Skrapar.

Nga hetimet ka rezultuar se ky punonjës policie ka dekonspiruar operacione të policisë vendore për persona me precedentë policor, që ishin në hetim policor me forma dhe metoda të ndryshme të punës policore. Gjithashtu ka ndërhyrë në disa raste për zgjidhjen e problemeve të këtyre personave kundrejt shpërblimit në të holla.

Në këto kushte me kërkesë të Prokurorisë është dhënë vendimi i Gjykatës për masën e sigurisë “arrest në burg” për këtë punonjës policie pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, të parashikuara nga nenet 302/1, 248 dhe 245/1/1 të Kodit Penal.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat dhe hetimet vazhdojnë.

 

 

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.