Arrestohet Oficeri i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë

Më datë 02.02.2017, rreth orës 22.45, nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, është bërë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, mbi ekzekutimin e vendimit penal nr.33 datë 02.02.2017.

Në këtë vendim, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Gani Caush Abazi, punonjës policie, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal.

Pas kryerjes së ekzekutimit të vendimit, materialet proceduriale, ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.