Arrestohet Shefi i Rendit në D.V.P Vlorë

Sot me datë  02.02.2017 ora 21.20, nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore të SHÇBA-së u bë ekzekutimi i Urdhërit të Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, mbi Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Nr. 28 datë 02.02.2017, ku ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Shefin e Rendit të D.V.P Vlorë shtetasin Haki Hasanbega, i datëlindjes 22.01.1964, lindur ne Tepelenë dhe banues ne Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të, “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a i Kodit Penal.

Pas kryerjes së ekzekutimit te vendimit, në zbatim të masës së sigurisë,materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Parë per Krimet e Rënda.

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.