Ndalohet nga SHÇBA punonjësi i policisë rrugore Tiranë

Në Tiranë,më datë 05.02.2017, ora 14.30, nga ana e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat u krye ndalimi i punonjësit të policisë Inspektor Elton SHTREPI, me detyre trup shërbimi trafiku urban, interurban dhe eskortimi në Seksionin e Menaxhimit Urban, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, si person i dyshuar për veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Moskallzim krimi” parashikuar nga nenet 245/1, 114 dhe 300 të Kodit Penal.   

Ndalimi i tij u bë në bazë të Proçedimit Penal Nr. 5040/1 të vitit 2016, i cili është ndjekur me metoda speciale të hetimit ku ka rezultuar se  punonjësi i policisë nën hetim ka bashkëpunuar me të arrestuarin Maringlen Ahmetaj (në profesion taksixhi) duke shfrytëzuar për prostitucion në mënyrë të përsëritur disa vajza te reja me inicialet, J.S, M.D dhe F.A.

Nga ana e SHÇBA-së janë siguruar të dhëna se shtetasi Elton Shtrepi ka realizuar takime me shtetasin Maringlen Ahmetaj në lokalet në afërsi të qëndrës së Tiranës ku pas takimit Maringleni ka transportuar me mjetin e tij “klientet” nëpër vënde të ndryshme si hotele apo lokale për të ushtruar prostitucion kundrejt shpërblimeve në para apo euro sipas marveshjes në telefon që ai bënte me klientët.

Hetimet vazhdojnë...

 

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.