Arrestohet për “shpërdorim detyre” Inspektori i PKKK-së Muriqan

Me  datë 13.02.2017, rreth orës 23.45, nga punonjësit e SHÇBA-së,të Qarkut Shkodër,eshtë bërë arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Inspektor Ruzhdi Islam Mashku,i datëlindjes 29.04.1959,lindur e banues në fshatin Oblike të rrethit Shkoder, me detyrë N/specialist , kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare P.K.K. Muriqan në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

Arrestimi i tij eshte bërë pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të vepres penale të “Shperdorimit te Detyres”,në bashkëpunim  parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të  K.Penal, pasi  me datë 13.02.2017 rreth orës 18.40 në një largësi rreth 300 metra nga pika e Kalimit te Kufirit Muriqan eshtë kapur nga forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër duke transportuar me automjetin e tij tip “Ford”,me ngjyrë gri,me targë AA781MO,në të cilin kishte të ngarkuar 13 thasë sheqer me ngjyrë të bardhë dhe 19 qese transparente me kikirikë me mbishkrimin J&J COMPANY PODGORICA KIKIRIKI, shtetasi Altin Okaj.

Nga verifikimet paraprake të kryera rezulton se shtetasi Altin Okaj nuk është rregjistruar në hyrje së bashku me mjetin me targë AA781MO nga ana e punonjësit të policisë Ruzhdi Mashku.

 

Materialet proceduriale ju dërguan për hetime të mëtejshme Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Shkodër.

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.