“Arrestohen 2 punonjës policie të Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë”

 

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pas transmetimit të vidios nga emisioni “STOP” në TV KLAN, në datën 21.02.2017, ku shfaqen dy punonjës policie që dyshohet se kanë marrë një shumë monetare në favor të ndikimit për një çështje, menjëherë filloi hetimet e para dhe konkludoi në arrestimin në flagrancë të:

 

-       N/Komisar Ramazan Hoxha, me detyrë referent ndihmës/specialist i policisë së zonës në Komisariatin e Policisë nr.4, Tiranë.

-       Inspektor Gjovalin Mali, me detyrë ndihmës/specialist i policisë së zonë në Komisariatin e Policisë nr 4, Tiranë.

 

Ata janë persona të dyshuar se kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” neni 259 i K. Penal dhe konkretisht kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shumën e 1300 eurove duke favorizuar në mënyrë të njëanshme një palë në konflikt.

 

Nga emisioni “Stop” i Tv KLAN del qartë me zë e figurë si përmbajtja e konfliktit mes palëve ashtu dhe roli e përgjegjsia e secilit nga këta punonjës policie në kryerjen e kësaj vepre penale.

 

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë dhe hetimet vazhdojnë.

 

Falenderojmë, emisionin “STOP”, në TV KLAN, për denoncimin e këtyre rasteve, si dhe ftojmë qytetarët dhe mediat të vijojnë të denoncojnë çdo rast kur punonjës të Policisë së Shtetit, abuzojnë me detyrën ose korruptohen

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.