"SHÇBA, shpërblim 300 mijë lekë për informacion për kultivuesit e narkotikëve"

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në zbatim dhe përmbushje të misionit që ka ky Shërbim, i bashkohet përpjekjeve dhe përqasjes së institucioneve ligjzbatuese në vend në kuadër të parandalimit, zbulimit, dokumentimin ligjor dhe goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme të kultivimit të bimëve narkotike.

Në këtë kuadër, SHÇBA vë në dispozion të publikut linjën e gjelbër 0800 90 90 për çdo informacion mbi rastet e implikimit apo favorizimit të kësaj veprimtarie të kundraligjshme, nga punonjës policie dhe jo vetëm.

Shërbimi, ka ngritur një grup të posaçëm pune, që do të trajtojë dhe shqyrtojë të gjitha të dhënat apo informacionet që shtetasit do të ofrojnë nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 90 90 duke nisur nga trafikuesit e farës së kanabisit, grupet kriminale që merren me shpërndarjen e narkotikëve, informacion mbi personat që do të tentojnë kultivimin e bimës narkotike etj.

Çdo e dhënë apo informacion do të vlerësohet nga SHÇBA, duke ruajtur e garantuar anonimatin, dhe për çdo shtetas që do të ofrojë informacion të vlefshëm, është vënë në dispozion një fond shpërblimi, i cili për nga rëndësia dhe vërtetësia e informacionit do të shkojë deri në 300 mijë lekë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme fton çdo shtetas të bashkëpunojë në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të kultivimit të bimëve narkotike në vendin tonë, duke kontribuar për një ambjent më të sigurt dhe një Shqipëri më të mirë.

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.