Arrestohen 2 Inspektorë Policie dhe 2 Shtetas nga SHÇBA-Vlorë

Me datë 13.07.2017 ora 23:30 nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore të SH.Ç.B.A–së Vlorë në përfundim të Operacionit NDËSHKIMI u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale të Kultivimit të lëndeve narkotike, Shpërdorimit të Detyrës dhe Moskallëzimit të krimit vepra penale këto të parashikuara nga nenet 248, 300 dhe të K.Penal  i shtetasve  të mëposhtëm:

  1. Inspektor Lirim Lamaj i biri Mamanit dhe i Myneveres i datëlindjes 20.10.1968 lindur në Vlorë  dhe banues në Fshatin Drithas të njësisë administrative Shushicë,Vlorë me detyrë S.P.Z në Komisariatin e Policisë Vlorë.  Arrestuar për Veprat penale të Kultivimit të bimëve narkotike dhe Shpërdorimit të Detyrës, parashikuar nge nenet 284 dhe 248 I K.Penal

  2. Inspektor Avdyl Sinanaj i biri Nazifit dhe i Bejtes i datëlindjes 15.05.1961  lindur në Vlorë  dhe banues në Lagjen Partizani Vlorë,me detyrë S.P.Z në Komisariatin e Policisë Vlorë.  Arrestuar për Vepren penale të  Shperdorimit të Detyrës.

  3. Shtetasin Astrit Lamaj i biri Mamanit dhe i Myneveres i datëlindjes 02.02.1980  lindur në Vlorë  dhe banues në Fshatin Drithas të njësisë administrative Shushicë,Vlorë. Arrestuar për Vepren penale Kultivimit të bimëve narkotike.

  4. Shtetasin Balil Gjata i biri Abdurramanit dhe i Hurmase i datëlindjes 21.01.1948  lindur në Drithas,Vlore  dhe banues në Fshatin Drithas të njësisë administrative Shushicë,Vlorë me detyrë kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar për Vepren penale të  Shpërdorimit të Detyrës dhe Moskallëzim Krimi.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi  nga kontrolli i ushtruar nga oficerët e SH.C.B.A-së Vlorë në banesën e shtetasve Lirim Lamaj dhe Astrit Lamaj në oborrin e banesës së këtyre të fundit u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale 270 bimë të mbjella të dyshuar Canabis sativa.Materialet ju referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për hetim të metejshëm.

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.