SHÇBA dhe IPK inspetojnë patrullat e përbashkëta të Policisë Rrugore Shqipëri - Kosovë

Për vitin e dytë radhazi Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në bashkëpunim me Inspektoriatin Policor të Kosovës (IPK) kanë zhvilluar inspektime të përbashkëta në kuadër të vlerësimit të performacës së patrullimit të përbashkët të dy Policive Rrugore gjatë sezonit veror.

Inspektimi është përqendruar në akset Rrëshen-Milot, Milot-Lezhë dhe Lezhë-Shëngjin, aty ku janë stacionuar edhe patrullat rrugore të përbashkëta.

Gjatë inspektimit specialistët e SHÇBA-së dhe IPK-së kanë zhvilluar pyetësor me qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve në lidhje me sjelljen e policisë së dy vendeve.

Vlerësimi i qytetarëve përsa i përket sjelljes së patrullave të përbashkëta të Policive Rrugore ka qenë pozitiv.

Inspektorët e SHÇBA dhe IPK kanë konstatuar se ka qytetarë të cilët nuk janë të informuar përsa i përket institucioneve ku ata mund të ankohen në rast të sjelljes jo korrekte nga ana e punonjësve të policisë.

Në përfundim të patrullimit të përbashkët të dy Policive Rrugore, SHÇBA dhe IPK do të dalin me një raport të përbashkët ku do të paraqiten rekomandimet dhe vërejtjet për këtë proces.

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                            LIDHJE

Ministria e Puneve te Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.