Arrestohet në flagrancë për korrupsion pasiv punonjësi i Policsë Rrugore

Sot në datë 15.01.2018, në orën 15.00, nga struktura e Drejtorisë së SHÇBA Tiranë,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arjan Meça, i biri i Shefqet dhe i Xheko , lindur në Memaliaj më 25.7.1962, me arsim të mesëm, i padënuar, me shtetesi e kombësi shqiptare, me detyrë trup shërbimi në Sektorin Interurban në Komisariatin rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë

Ky punonjës policie u kap në flagrancë me një sasi lekësh, të identifikuara paraprakisht me numër serie, menjëherë pas kryerjes së vepres penale “Korupsioni pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal , të denocuar nga një shtetas në linjën jeshile pa pagesë 08009090 të SHÇBA dhe 129 te Policisë së Shtetit. Materialet e përgatitura për dokumentimin e ngjarjes ju përcollen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme sipas procedurës

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.