Kreu i SHÇBA pritet në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i SELEC

Në kuadër të Konferencës Ministrore të Forumit të Salzburgut, që u mbajt në Bukuresht gjatë datave 14-15 qershor 2018, Drejtoresha e Përgjithshme, Znj. Snejana Maleeva, në selinë kryesore të Qendrës së Zbatimit të Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), priti në një vizitë zyrtare znj.Anila Trimi, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë.

Znj.Maleeva prezantoi misionin dhe aktivitetet e zhvilluara nga SELEC, informoi për rezultatet shumë të mira të regjistruara vitin e kaluar dhe shprehu mirënjohje për kontributin e autoriteteve shqiptare për zbatimin e ligjit në punën e suksesshme të SELEC.

Republika e Shqipërisë është një nga anëtarët themelues të SELEC, duke koordinuar aktualisht Task Forcën anti-kontrabandë dhe kundër trafikimit.

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

for foreigners call : 0694190900

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.