Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, arreston 1 punonjës policie për veprën penale "Shpërdorim detyre”

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA), Elbasan arrestoi 1 punonjës policie për veprën penale "Shpërdorim detyre” dhe  “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit arrestuan Inspektorin e Policisë I.S., me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet (SPZ) në Stacionin e Policisë, Belsh, në Komisariatin e Policisë Cërrik.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka favorizuar banorë të zonës që ai mbulon në cilësinë e Ndihmës Specialistit për Policimin në Komunitetit të kryejnë ndërtime të paligjshme.

Për punonjësin e policisë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”. 

Në kuadër të hetimit u morën të pandehur shtetasit S.K, D.K, Th.Ç dhe Z.K., banorë të Njësisë Administrative Seferan e Belshit, zonë e cila mbulohej nga Inspektori I.S. Të katërt shtetasit akuzohen për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.