Bashkëpunimi/SHÇBA takim me delegacionin e lartë të Inspektoriatit Policor të Kosovës

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme dhe Inspektoriati Policor i Kosovës ranë dakord për të miratuar një protokoll të përbashkët pune.

2 agjencitë homologe do të kryejnë inspektime të përbashkëta në njësitë e patrullimit të përbashkëta policore, për të siguruar një shërbim policor sa më të përgjegjshëm e transparent ndaj qytetarëve.

Një delegacion i lartë i Inspektoratit Policor të Kosovës u prit sot në një takim nga Drejtorja e SHÇBA-së, Anila Trimi dhe drejtues të shërbimit.

Palët diskutuan gjithashtu mbi shkëmbimin e eksperiencave për hetime pro-aktive dhe shkëmbimin e praktiktave më të mira hetimore.

Inspektoriati i Kosovës shfaqi interes për procesin e Vetting-ut, të ndërrmarrë nga Ministria e Brendshme, objekt i të cilit janë Policia, SHÇBA dhe Garda, me fokus promovimin e pjesës së shëndoshë së këtyre strukturave.

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

for foreigners call : 0694190900

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.