Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë, arreston një punonjës policie për korrupsion

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë, arreston një punonjës policie për korrupsion

Arrestimi i punonjësit të Policisë me detyrë specialist i menaxhimit të trafikut interurban, në Komisariatin e Policisë Rrugore, shtetasit E.T., u krye nga SHÇBA pasi ky i fundit dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administrative.

Denoncimi për këtë rast erdhi nga vetë qytetari në numrin e gjelbër të SHÇBA 0800 90 90.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit SHÇBA ka identifikuar punonjësin e policisë në “Bulevardin Blu”, në Kamëz dhe e arrestuan atë. Gjatë kontrollit efektivit të rrugores iu gjet edhe kartmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave..

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.