Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në vijim të fushatës promovuese dhe sensibilizuese që ka nisur në qarqe të ndryshme të vendit zhvilloi një sërë takimesh në Korçë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në vijim të fushatës promovuese dhe sensibilizuese që ka nisur në qarqe të ndryshme të vendit zhvilloi një sërë takimesh në Korçë me qytetarë, studentë dhe punonjës të strukturave që janë objekt i veprimtarisë së Shërbimit.

Takimi i parë u zhvillua me studentë të Universitetit “Fan Noli” në Korçë. Drejtues dhe ekspertë nga SHÇBA prezantuan misionin, objektin e veprimtarisë, mënyrën e organizimit, si edhe të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion të publikut, lidhur me ankesat që ata mund të kenë për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, apo shërbimit Zjarrfikës. Takimi u zhvillua në formë diskutimi, ndërsa u shpërndanë edhe materiale informuese rreth SHÇBA-së.

Takimi i rradhës u zhvillua në Komisariatin e Policisë Korçë me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë nga DVP Korçë, si edhe përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit dhe PMNZSH. Gjatë këtij takimi u diskutua rritja e bashkëpunimit institucional, problemet e ndryshme të evidentuara nga Shërbimi për qarkun Korçë dhe në mënyrë të veçantë u fol gjithashtu edhe për procesin e vettingut ne Policinë e Shtetit, si edhe përgjegjësitë e Shërbimit në këtë proces mjaft të rëndësishëm. Takime u zhvilluan edhe me qytetarë të ndryshëm në Zyrën e Pritjes së Qytetarëve në Komisariatin e Policisë Korçë, të cilëve iu shpërndanë edhe materiale informuese rreth SHÇBA-së.

Në mbyllje të fushatës promovuese dhe sensibilizuese në Korçë, një grup ekspertësh nga SHÇBA zhvilluan takime edhe me qytetarë të ndryshëm në Pikën Kufitare të Qafë Thanës. Edhe gjatë ketyre takimeve u shpërndanë materiale informuese.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mbetet i përkushtuar të forcojë edhe më tej bashkëpunimin me publikun, i cili ka rezultuar mjaft i frytshëm në përmbushje të misionit tonë. Nxisim të gjithë qytetarët të denoncojnë të gjitha rastet e abuzimit, shkeljes së ligjit, apo sjelljeve të pahijshme nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, apo shërbimit Zjarrfikës.

Për çdo ankesë lidhur me punonjës të këtyre strukturave mund të telefononi në Numrin e Gjelbër (pa pagesë) 0800 9090, ose mund të dërgoni E-mail në adresën tonë zyrtare This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. .

Adresa dhe Kontakte

E-mail: info@shcba.gov.al

Ankesa: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

 

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.