Çertifikohen nga ICITAP ALBANIA punonjёsit e Inspektimit tё Ankesave tё SHÇBA-së

Punonjësit e Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë çertifikuar për përfundimin me sukses të trajnimit: “KURS për Zhvillimin e Aftësive Inspektuese”, të zhvilluar gjatë periudhës Maj - Dhjetor 2014 , i mundësuar nga misioni ICITAP-ALBANIA.Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në kuadër të implementimit të kuadrit të ri ligjor ka zhvilluar trajnimin:”Procedurat e trajtimit të ankesave të qytetareve”Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në kuadër të implementimit të prioriteteve të Qeverisë Shqiptare, Strategjisë Kombëtare 2013-2017 të Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe ligjit të ri “Për Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave”, i ka kushtuar vëmëndje të veçantë trajtimit të ankesave të qytetarëve.

Në muajin Prill 2014 si pjesë e Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave është krijuar dhe organizuar Sektori i Inspektimit të Ankesave. Sektori i Inspektimit të ankesave përbëhet nga 1 shef sektori, 4 inspektorë dhe 2 operatore të cilët janë trajnuar për trajtimin e ankesave.

PRANIMI DHE TRAJTIMI I ANKESAVE:

Ankesat e qytetarëve merren me anë të;

- Linjës së gjelbër 0800 90 90

- Postës zyrtare dhe elektronike

- Paraqitjes së drejtpërdrejtë të qytetarit në Zyrën e Ankesave

- Nga institucione të tjera publike e private

- Nga media e shkruar, vizive dhe elektronike

- Nga rrjetet sociale

- Burime të tjera të njohura me ligj,

Risi për shërbimin vlerësohet ngritja e Zyrës së Ankesave, e cila shërben 7 ditë të javës, nga ora 08:00 deri në orën 21:00, duke pritur qytetarë dhe marrë telefonata nga publiku në linjën e gjelbër pa pagesë 0800 90 90. Me anë të kësaj linje, punonjësi i zyrës komunikon drejtpërdrejtë me qytetarin.

Në këtë zyrë është instaluar dhe sistemi i ri elektronik i regjistrimit të telefonatave pas orës 21.00, i cili regjistron çdo telefonate dhe informacion, i cili ruhet për 2 vjet. Ky sistem garanton transparencë dhe objektivitet duke mos patur mundësi ndërhyrje. Çdo telefonate e regjistruar zbardhet dhe adresohet, sipas problemeve të ngritura nga qytetarët tek specialistët e SHÇBA-së pranë DPQ-ve dhe Komisariateve të Policisë në rrethe.

Verifikimet kryhen në një kohë sa më të shpejtë, por jo më shumë se 30 ditëve ankesa hetohet në rrugë administrative dhe qytetari merr përgjigje në lidhje me pretendimet e paraqitura.

ANKESAT E MARRA:

Për vitin 2014, për periudhën janar – nëntor janë trajtuar gjithsej 780 ankesa, në krahasim me 151 ankesa të trajtuara për të njëjtën periudhë të vitit 2013.

TELEFONATAT E QYTETARËVE:

Për vitin 2014 për periudhën janar – nëntor në linjën e gjelbër kanë ardhur në total 2625 telefonata, në krahasim me 508 telefonata për të njëjtën periudhë të vitit 2013.

Adresa dhe Kontakte

E-mail: info@shcba.gov.al

Ankesa: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

 

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.