Items filtered by date: Monday, 22 January 2018

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) finalizoi sot operacionin “Trebishti”, në të cilin u arrestuan 4 punonjës të Policisë Kufitare në Trebisht të Dibrës për veprat penale “Korrupsion pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Ata janë:
- S.Xh., Përgjegjës i PKK Trebisht;
- Sh.K., me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë;
- S.I., me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë;
- V.S., trup shërbimi në Kom e Policisë Burrel, më herët trup shërbimi në PKK Trebisht.

Hetimi nga strukturat e SHÇBA, nisur mbi bazën e informacioneve të siguruara, zgjatën rreth 3 muaj dhe u ndoqën me metoda speciale.

4 punonjësit e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë favorizuar disa biznese dhe shtetas për të shmangur detyrimet doganore, në këmbim të shumave që shkonin deri në 100 mijë lekë.

SHÇBA fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të shkruajnë në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. .

Published in Lajme

Ankesa

           

NJOFTIM

Denonco në numërin pa pagesë 08009090

ARKIVA

« January 2018 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        

Adresa dhe Kontakte

E-mail: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.