STRUKTURA -    VERSIONI PDF

 

Ligji organik përcakton një organizim të centralizuar të Shërbimit me dy nivele, në nivelin qëndror dhe nivelin vendor të strukturave të tij. Struktura aktuale e propozuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe miratuar nga Ministri i Brendshëm, ka sjellë një formë të re organizimi të strukturave të Shërbimit në nivel vendor, me krijimin e Drejtorive Rajonale të Shërbimit.

Edhe pse e miratuar në muajin Tetor 2018, struktura e re nuk ishte e implementuar plotësisht, si për personelin ekzistues të Shërbimit, ashtu edhe për pozicionet e reja të punës.

Organizimi strukturor dhe hierarkia në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pasqyrohet në Organigramë. Në skemën organizative është përcaktuar qartë ndarja strukturore qendër/bazë, hierarkia dhe varësia e njësive strukturore.
Organizimi strukturor i Shërbimit bazohet në:
•    Përcaktimet ligjore për Shërbimin;
•    Ndarjen administrative territoriale dhe organizimin e strukturave, objekt i veprimtarisë së Shërbimit, në nivel qendror e vendor,
•    Objektin e veprimtarisë së Shërbimit, numrin e përgjithshëm të personelit të Strukturave,
•    Legjislacionin për administratën publike,
•    Buxhetin, sasinë dhe gjendjen e burimeve teknike-logjistike,
•    Në nevojat për personel për Shërbimin, në funksion të përmbushjes së misionit dhe objektit të veprimtarisë.
•    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit është përgjegjëse për organizimin, funksionimin dhe realizimin e misionit të Shërbimit. Ajo është përgjegjëse për kontrollin dhe zbatimin e ligjit në të gjitha hallkat e Shërbimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit ka përgjegjësi të organizojë, planifikojë, drejtojë dhe kontrollojë veprimtarinë e drejtorive dhe sektorëve të saj në nivel vendor. Ajo mbikqyr kryerjen e funksioneve dhe detyrave të Shërbimit, të drejtorive e sektorëve të saj në nivel vendor. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit bashkërendon kryerjen e funksioneve dhe detyrave të njësive organizative të varësisë, si edhe kryen detyra në zbatim të këtij ligji, ligjeve të tjera dhe akteve nënligjore që rrjedhin prej tyre.

 

 

 

 

Items filtered by date: Friday, 07 September 2018

Pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), arrestoi punonjësin e policisë Agron Zeka me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Gramsh.

Arrestimi u bë për shkak se dyshohet se i ka kërkuar dhe i ka marrë një qytetari, 50 mijë lekë, duke ushtruar presion se nëse nuk paguante do ta arrestonte. Ngjarja në fjalë, sipas denoncimit të qytetarit, ka ndodhur në ambientet e komisariatit. Shtetasi ka deklaruar se pas presionit për arrestim, ai ka pranuar të paguajë shumën.

Pas verifikimeve të videos së publikuar, oficeri i Policisë Gjyqësore, Agron Zeka është vënë nën arrest nga SHÇBA dhe ndaj tij është ngritur akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim në media apo nga qytetarë dhe i nxit ata të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 për çdo paligjshmëri që konstatojnë.

Published in Lajme

           

NJOFTIM

Denonco në numrin pa pagesë 08009090

ARKIVA

« September 2018 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Adresa dhe Kontakte

E-mail: info@shcba.gov.al

Ankesa: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

 

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.