STRUKTURA -    VERSIONI PDF

 

Ligji organik përcakton një organizim të centralizuar të Shërbimit me dy nivele, në nivelin qëndror dhe nivelin vendor të strukturave të tij. Struktura aktuale e propozuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe miratuar nga Ministri i Brendshëm, ka sjellë një formë të re organizimi të strukturave të Shërbimit në nivel vendor, me krijimin e Drejtorive Rajonale të Shërbimit.

Edhe pse e miratuar në muajin Tetor 2018, struktura e re nuk ishte e implementuar plotësisht, si për personelin ekzistues të Shërbimit, ashtu edhe për pozicionet e reja të punës.

Organizimi strukturor dhe hierarkia në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pasqyrohet në Organigramë. Në skemën organizative është përcaktuar qartë ndarja strukturore qendër/bazë, hierarkia dhe varësia e njësive strukturore.
Organizimi strukturor i Shërbimit bazohet në:
•    Përcaktimet ligjore për Shërbimin;
•    Ndarjen administrative territoriale dhe organizimin e strukturave, objekt i veprimtarisë së Shërbimit, në nivel qendror e vendor,
•    Objektin e veprimtarisë së Shërbimit, numrin e përgjithshëm të personelit të Strukturave,
•    Legjislacionin për administratën publike,
•    Buxhetin, sasinë dhe gjendjen e burimeve teknike-logjistike,
•    Në nevojat për personel për Shërbimin, në funksion të përmbushjes së misionit dhe objektit të veprimtarisë.
•    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit është përgjegjëse për organizimin, funksionimin dhe realizimin e misionit të Shërbimit. Ajo është përgjegjëse për kontrollin dhe zbatimin e ligjit në të gjitha hallkat e Shërbimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit ka përgjegjësi të organizojë, planifikojë, drejtojë dhe kontrollojë veprimtarinë e drejtorive dhe sektorëve të saj në nivel vendor. Ajo mbikqyr kryerjen e funksioneve dhe detyrave të Shërbimit, të drejtorive e sektorëve të saj në nivel vendor. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit bashkërendon kryerjen e funksioneve dhe detyrave të njësive organizative të varësisë, si edhe kryen detyra në zbatim të këtij ligji, ligjeve të tjera dhe akteve nënligjore që rrjedhin prej tyre.

 

 

 

 

Items filtered by date: Wednesday, 02 January 2019
Sektori i SHÇBA-së në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, arrestuan në flagrancë 6 shtetas:


- K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;

- J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci;

- R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;

- F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

- K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës;

- Xh.N., 43 vjeç, banues në  Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

Arrestimi i shtetasve K.M., J.D., R.K. dhe F.T. u bë pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t'u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi. Ky i fundit ishte me masë sigurie ”Arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës.

Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi gjatë kohës që ishin me detyrë, ruajtjen e shtetasit S.V., kanë lejuar takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, duke mundësuar largimin e të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm.

Gjithashtu, nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Dhënia ndihmë e një të burgosuri për largim, kryer në bashkëpunim”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Published in Lajme

           

NJOFTIM

Denonconi të gjitha rastet e përfshirjes ose nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të SHÇBA në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhjet vendore 2019. Z. Florian Sulejmani 0694109642

ARKIVA

« January 2019 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      

Adresa dhe Kontakte

E-mail: info@shcba.gov.al

Ankesa: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

 

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.