STRUKTURA -    VERSIONI PDF

 

Ligji organik përcakton një organizim të centralizuar të Shërbimit me dy nivele, në nivelin qëndror dhe nivelin vendor të strukturave të tij. Struktura aktuale e propozuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe miratuar nga Ministri i Brendshëm, ka sjellë një formë të re organizimi të strukturave të Shërbimit në nivel vendor, me krijimin e Drejtorive Rajonale të Shërbimit.

Edhe pse e miratuar në muajin Tetor 2018, struktura e re nuk ishte e implementuar plotësisht, si për personelin ekzistues të Shërbimit, ashtu edhe për pozicionet e reja të punës.

Organizimi strukturor dhe hierarkia në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pasqyrohet në Organigramë. Në skemën organizative është përcaktuar qartë ndarja strukturore qendër/bazë, hierarkia dhe varësia e njësive strukturore.
Organizimi strukturor i Shërbimit bazohet në:
•    Përcaktimet ligjore për Shërbimin;
•    Ndarjen administrative territoriale dhe organizimin e strukturave, objekt i veprimtarisë së Shërbimit, në nivel qendror e vendor,
•    Objektin e veprimtarisë së Shërbimit, numrin e përgjithshëm të personelit të Strukturave,
•    Legjislacionin për administratën publike,
•    Buxhetin, sasinë dhe gjendjen e burimeve teknike-logjistike,
•    Në nevojat për personel për Shërbimin, në funksion të përmbushjes së misionit dhe objektit të veprimtarisë.
•    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit është përgjegjëse për organizimin, funksionimin dhe realizimin e misionit të Shërbimit. Ajo është përgjegjëse për kontrollin dhe zbatimin e ligjit në të gjitha hallkat e Shërbimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit ka përgjegjësi të organizojë, planifikojë, drejtojë dhe kontrollojë veprimtarinë e drejtorive dhe sektorëve të saj në nivel vendor. Ajo mbikqyr kryerjen e funksioneve dhe detyrave të Shërbimit, të drejtorive e sektorëve të saj në nivel vendor. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit bashkërendon kryerjen e funksioneve dhe detyrave të njësive organizative të varësisë, si edhe kryen detyra në zbatim të këtij ligji, ligjeve të tjera dhe akteve nënligjore që rrjedhin prej tyre.

 

 

 

 

Items filtered by date: Friday, 05 July 2019

SHÇBA, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, ne baze te detyrimeve qe rrjedhin nga Plani i Veprimit te MB per luften kunder kultivimit te kanabisit, finalizuan me sukses operacionin “Cakrani 2019” për evidentimin dhe asgjësimin e disa parcelave të mbjella me bimë narkotike dhe kapjen e autorëve të tyre.

Ky operacion u zhvillua në kuadër të hetimeve të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2019, për veprën penale “Shpërdorim detyre“ dhe “Kultivim i bimëve narkotike” të parashikuara nga nenet 248 dhe 283 të Kodit Penal,  hetim ky disa mujor në të cilin u aplikuan metodat speciale të hetimit.

Gjatë këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, datë 04.07.2019 për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasve:

1. G.B., 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kraps, Fier, me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Fier;

2.    Z.K., 57 vjeç, lindur dhe banues në Buzëmadh, Fier, me detyrë Agjent i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Fier;

3.    B.Xh., 62 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Kryeplak i fshatit Cakran, Fier;

4.    G.M., 49 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;

5.    I.M., 39 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;

6.    E.Sh., 50 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier;

7.    A.K., 25 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran Fier.

Është shpallur në kërkim shtetasi F.C., 68 vjeç, lindur dhe banues në Cakran, Njësia Administrative Cakran, Fier.

Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi duke shpërdorur detyrën dyshohet se kanë favorizuar banorë të ndryshëm të këtyre fshatrave për kultivimin e bimëve narkotike, në këmbim të përfitimeve financiare.

Në këtë veprimtari kriminale dyshohet se është implikuar edhe Kryeplaku në Njësinë Administrative Cakran, B.Xh., ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë, “Arrest me burg”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur evidentimi i 3 parcelave të mbjella me rreth 300 rrënjë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa në zonën e Cakranit, si edhe gropa të hapura për mbjelljen e tyre.

Gjithashtu, në vendin e quajtur “Liqeni i Cakranit”, u evidentuan parcela të vogla me 30-50 rrënjë.

Gjatë kontrollit të banesave ndaj shtetasve të mësipërm u evidentuan edhe disa kubikë të mbjella me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni vijon për kontrollin plotë të territorit.

Published in Lajme

           

NJOFTIM

Denonconi të gjitha rastet e përfshirjes ose nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të SHÇBA në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhjet vendore 2019. Z. Florian Sulejmani 0694109642

ARKIVA

« July 2019 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        

Adresa dhe Kontakte

E-mail: info@shcba.gov.al

Ankesa: ankesa@shcba.gov.al

Tel: 0800 90 90 (linja e telefonit pa pagesë)

 

                                              LIDHJE

Ministria e Brendshme

Ministria e Drejtesise

                                            Policia e Shtetit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i pa autorizuar i faqes.