Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ishte pjesëmarrëse në Konferencën e Dytë Shkencore me temë “Rendi, Siguria, Komuniteti”

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ishte pjesëmarrëse në Konferencën e Dytë Shkencore me temë “Rendi, Siguria, Komuniteti”, aktivitet i organizuar nga Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Gjatë fjalës së tij, Zv. Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA, Z. Loca bëri një prezantim të Shërbimit për të gjithë pjesëmarrësit duke nënvizuar fushën e zbatimit të ligjit, misionin dhe objektin e veprimtarisë sipas ligjit Nr. 70/2014 “Për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”. Më tej, Z. Loca bëri një paraqitje të Prioriteteve dhe Objektivave të Shërbimit për vitin 2019.

Për studentët e pranishëm dhe pjesëmarrësit u shpërndanë materiale informuese dhe kartvizita.

Pas aktivitetit në Universitetin “Ismail Qemali”, një grup nga Shërbimi mori pjesë në një takim më nxënës maturantë të shkollës “Qemal Ataturk” të Vlorës në ambientet e Qendrës Rinore. Maturantët u njohën me Shërbimin, mënyrën e organizimit, objektin e veprimtarisë, si dhe format e ndryshme të komunikimit në dispozicion të ankesave nga qytetarët. Gjatë takimit u shpërndanë edhe materiale informuese.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka përmbyllur ditën e sotme fushatën promovuese në qytetin e Vlorës dhe do të vijojë aktivitete dhe takime promovuese dhe sensibilizuese në qytete të tjera të vendit.

SHÇBA fton qytetarët që të kontaktojnë në numrin e gjelbër (pa pagesë) 0800 9090, për të denoncuar çdo rast abuzimi, shkelje të ligjit, apo sjellje të pahijshme nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, apo shërbimit Zjarrfikës. Gjithashtu, mund të dërgoni mesazh me Email në postën tonë elektronikeankesa@shcba.gov.al
Për informacione më të detajuara rreth SHÇBA mund të vizitoni faqen tonë zyrtare www.shcba.gov.al .