Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
PJESA E PARË DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka si qëllim të përcaktojë misionin, organizimin, funksionimin, rregullimin e pozitës juridike të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si dhe karrierën, detyrat, të drejtat e përgjegjësitë e punonjësit të këtij Shërbimi…