Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjatë dy dekadave të fundit, i është nënshtruar një reformimi dhe transformimi të vazhdueshëm. Mbas viteve 2000, miratimi i ligjit nr.8749, datë 01.03.2000, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Rendit Publik”, mundësoj që shërbimi të konturohet si strukturë e cila kryen hetimin paraprak, veç veprimtarisë informative…