Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e SHCBA( Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)

Kërkesat me qëllim marrje informacioni mbi veprimtarinë e Shërbimit i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA në:
Adresën postare Drejtoria e Përgjithme e SHÇBA-së, Ministria e Brendshme, në adresën Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nd. 1, 1001 Tiranë;
Zyra e Ankesave, në godinën e Ministrisë së Brendshme, në adresën Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nd. 1, 1001 Tiranë;
Zyrat e Drejtorisë / Sektorëve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Drejtorive të Policive në Qarqe;
Posta elektronike email: info@shcba.gov.al
*****
Në lidhje me veprimet ose mosveprimet e punonjësve të SHÇBA, shtetasit mund të dërgojnë ankesë me shkrim, ose të paraqiten personalisht pranë Zyrës së Ankesave të SHÇBA në Ministrinë e Brendshme, në adresën Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nd. 1, 1001 Tiranë.
Rastet e shkeljeve administrative i delegohen për kompetencë trajtimi dhe hetimi Sektorit të Monitorimit të Brendshëm nga Drejtori i Përgjithshëm, ndërsa për rastet me karakter penal i dërgohen Prokurorisë për trajtim.

Në lidhje me rastet kur qytetarët dyshojnë se punonjës të SHÇBA kanë kryer veprime të karkaterit penal, mund t’i referojnë këto raste direkt në Prokurori.

Kthehu Pas