Struktura

Ligji organik përcakton një organizim të centralizuar të Shërbimit me dy nivele, në nivelin qëndror dhe nivelin vendor të strukturave të tij. Struktura aktuale e propozuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe miratuar nga Ministri i Brendshëm, ka sjellë një formë të re organizimi të strukturave të Shërbimit në nivel qëndror dhe vendor.

 

Organizimi strukturor dhe hierarkia në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pasqyrohet në Organigramë. Në skemën organizative është përcaktuar qartë ndarja strukturore qendër/bazë, hierarkia dhe varësia e njësive strukturore.

Organizimi strukturor i Shërbimit është konceptuar bazuar mbi:
– Përgjegjësinë e shtuar mbi Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të punonjësve të strukturave, (Vetingu), detyrime të lindura me ndryshimet e fundit ligjore, e konkretisht ligjin Nr. 12/2018.
– Domosdoshmërinë e realizimit të Prioriteteve dhe të Objektivave të parashikuara në Dokumentin e Strategjisë dhe të Planit të Veprimit të SHÇBA-së, 2020-2024
– Detyrimet që lindin në kuadër të një reformimi të thellë strukturor dhe ligjor të Shërbimit bazuar në standardet më të mira ndërkombëtare, (EPAC).
– Veprimtarinë për pajisjen me çertifikatë të sigurimit të personelit të punonjësve të strukturave shtetërore si dhe enteve private.
– Zgjerimi i kapaciteteve hetimore proaktive, inspektuese dhe rritja e aftësive teknike dhe profesionale të punonjësve të Shërbimit.
– Realizimi i misionit mbikqyrës të SHÇBA-së, ndaj subjekteve të saj (Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe PMNZZH) si prioritet ligjor për mbajtjen pastër të figurës dhe integritetit të strukturave dhe punonjësve të tyre.

 

Drejtoria e Përgjithshme e SHÇBA ka përgjegjësi të organizojë, planifikojë, drejtojë dhe kontrollojë veprimtarinë e drejtorive dhe sektorëve të saj në nivel vendor. Ajo mbikqyr kryerjen e funksioneve dhe detyrave të Shërbimit, të drejtorive e sektorëve të saj në nivel vendor. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e SHÇBA bashkërendon kryerjen e funksioneve dhe detyrave të njësive organizative të varësisë, si edhe kryen detyra në zbatim të këtij ligji, ligjeve të tjera dhe akteve nënligjore që rrjedhin prej tyre.