Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat e ushtron veprimtarinë e tij ndaj strukturave të mëposhtme:
a) Policisë së Shtetit;
b) strukturës përgjegjëse për ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe të objekteve të rëndësisë së veçantë (Garda e Republikës);
c) strukturës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin (PMNZSH)
Objekt i veprimtarisë së Shërbimit janë:
a) parandalimi, zbulimi dhe hetimi i veprave penale, si dhe i shkeljeve të ligjit, të kryera nga
punonjësit e strukturave gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj;
b) inspektimi dhe trajtimi i ankesave ndaj punonjësve të strukturave për mospërmbushje të detyrës,
sipas standardeve të miratuara me akte normative, për vepra penale dhe shkelje të tjera të ligjit;
c) ruajtja e integritetit të punonjësve të strukturave;
ç) verifikimi i pasurisë së punonjësve të veçantë të strukturave, ndaj të cilëve referohen ankesa dhe
kallëzime;
d) analiza, studime dhe rekomandime të përgjithësuara në bazë të inspektimeve dhe hetimeve për
aspekte të rëndësishme të organizimit e të funksionimit të strukturave dhe pritshmërisë së publikut në
drejtim të sigurisë publike.