SHËRBIMI PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE ANKESAT
Ka për Mision: “garantimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e interesave të ligjshëm të shtetit, si dhe të drejtave të shtetasve, nga veprimet dhe mosveprimet e kundërligjshme të punonjësve të Strukturave, pavarësisht nga funksioni dhe grada”.
Shërbimi i mbikqyr dhe kontrollon strukturat e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe shërbimit Zjarrfikës (PMNZSH), nëpërmjet:
Marrjes dhe shqyrtimit të ankesave të ardhura nga publiku për punonjës të Strukturave, që nga sjelljet jo etike e deri tek shkeljet e ligjit;
Kryerjes së inspektimeve ndaj Strukturave për performancën e tyre në përputhje me ligjin dhe standardet e kërkuara;
Hetimit të veprave penale të kryera nga punonjësit e Strukturave si dhe shkeljeve të tjera të ligjit;
Kryerjes së testit të integritetit për punonjësit e Strukturave;
Kontrollit të pasurisë së pajustifikuar të punonjësve të Strukturave mbi bazën e ankesave dhe kallëzimeve;
Si dhe kryerjes së analizave – studimeve dhe rekomandime mbi bazën e protokolleve të inspektimit dhe raporteve të hetimit për mënyrën e organizimit e funksionimit të Strukturave dhe pritshmërive të publikut në drejtim të sigurisë publike.
Parimet bazë, në të cilat organizohet dhe funksionon Shërbimi, janë:
a) ligjshmëria;
b) pavarësia nga strukturat, ndaj të cilave ushtron veprimtarinë e tij;
c) paanshmëria;
ç) respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
d) respektimi i dinjitetit dhe integritetit fizik;
dh) transparenca;
e) proporcionaliteti;
ë) ruajtja e informacionit të klasifikuar;
f) kontrolli dhe llogaridhënia.