Pyetje Të Shpeshta

PYETJET E BËRA MË SHPESH

Separator-Image-Blue

Te Parat Ne Renditje

Cilat janë kriteret për t’u punësuar pranë SHÇBA?

Në zbatim të nenit 76 dhe nenit 77 të ligjit 70/2014 “Për Shërbimin Për Çështjet E Brendshme Dhe Ankesat Në Ministrinë E Punëve Të Brendshme” si dhe nenit 56, nenit 58 e vijues së Rregullores së Shërbimit, miratuar me VKM nr. 829 datë 03.12.2014 “Për miratimin e rregullores së Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme” , janë përcaktuar kriteret e përgjithshme dhe kriteret e posaçme për të gjithë kanditatët e mundshëm që kërkojnë të punësohen në Shërbim.

Si mund të punësohem pranë SHÇBA?

Sipas ligjit 70/2014 , punësimi pranë strukturës së SH.Ç.B.A-së, bëhet nëpërmjet konkurimit të hapur për plotësimin e vendeve të lira të punës ( me/ose pa gradë) pranë Shërbimit.

Në këto kushte nëse plotësoni kriteret specifike dhe kriteret e përgjithshme të përcaktuara në ligj, ju lutemi ndiqni njoftimet për shpallje të vëndeve të lira të punës që bën Shërbimi në faqen e tij të internetit dhe në gazeta dhe aplikoni për to, së bashku me dokumentacionin përkatës bashkëngjitur.

Pyetje te bera me shpesh

Si mund të dërgoj një ankesë pranë SHÇBA-së?

SHÇBA merret me trajtimin e Ankesave që vijnë nëpërmjet ankesave me shkrim, linjës së gjelbër, postës, rrugë elektronike apo strukturave të tjera, ndaj strukturave që janë objekt i veprimtarisë së shërbimit.

Sa kohë mund të mbahet i shoqëruar një shtetas nga strukturat e Policisë së Shtetit?

Personi i shoqëruar nuk trajtohet në të njëjtat kushte me personin e ndaluar ose të arrestuar dhe në çdo rast, shoqërimi duhet të zgjasë deri në sqarimin e çështjes, por jo më shumë se 10 orë.

Rastet e njoftimit të shtetasve për paraqitje në strukturat e Policisë së Shtetit janë?

Bazuar në nenet 108 dhe 109 të Ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, rastet e njoftimit të shtetasve për paraqitje në strukturat e Policisë së Shtetit janë:
a) për të marrë informacion për parandalimin e veprimit ose mosveprimit të kundërligjshëm;
b) për të identifikuar personin që mund të ketë dijeni për rrezikun apo incidentin;
c) për të identifikuar shkelësin e mundshëm të ligjit.

Cilat janë rastet e shoqërimit të shtetasve nga punonjësit e Policisë së Shtetit?

a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente;
b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose ndonjë detyrimi të përcaktuar me ligj;
c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer vepër penale;
d) për të parandaluar kryerjen e një vepre penale;
e) kur është larguar pas kryerjes së një vepre penale;
f) për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, sipas kushteve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale;
g) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose shoqërimin e tij në organin kompetent;
h) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë;
i) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose ekstradimit.

Çfarë ndodh pas marrjes së njoftimit për paraqitje në strukturat e Policisë së Shtetit?

Njoftimi për paraqitje bëhet me anë të fletëthirrjes, duke përcaktuar arsyen e paraqitjes, të dhëna për punonjësin e policisë, kohën, vendin dhe informacion për ta kontaktuar punonjësin e policisë në rast pamundësie për t’u paraqitur.
Kur për shkak të kushteve personale dhe familjare, personi që njoftohet nuk mund të paraqitet në mjediset e policisë, punonjësi i policisë mund ta marrë këtë informacion në vendndodhjen e personit të njoftuar. Në rastet kur personi i njoftuar nuk paraqitet në ambientet e policisë pa shkaqe dhe arsye të përligjura, policia kryen shoqërimin kundër vullnetit të tij, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Çfarë ndodh me ankesat që nuk janë objekt i punës së SHÇBA-së

Ankesat e ardhura për struktura që nuk janë objekt i punës së SHÇBA-së, merren dhe i dërgohen strukturave përkatëse për kompetencë dhe trajtim.

Çfarë lloj ankesash mund të dërgoj pranë SHÇBA?

Qytetarët mund të dërgojnë pranë SHÇBA-së çdo ankesë që lidhet me raste të abuzimit me detyrën, shkeljet e ligjit apo sjelljet e pahijshme nga ana e punonjësve të strukturave të:
1. Policisë së Shtetit
2. Shërbimit të PMNZSH-së
3. Gardës së Republikës