Procedurat E Ankesave

  • Ankesa, pasi vjen në një nga rrugët e publikuara më herët, protokollohet dhe pas shqyrtimit paraprak i kalon për ndjekje strukturave vendore të SHÇBA-së.
  • Strukturat vendore kryejnë hetimin administrativ në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, për verifikimin e pretendimeve të ngritura në ankesë nga ana e qytetarit.
  • Në rastet kur gjatë hetimit administrativ konstatohen elementë të veprës penale, materialet i referohen Prokurorisë përkatëse, në varësi të kompetencës tokësore dhe lëndore. Kur nga verifikimet konstatohet se punonjësi për të cilin ankohet qytetari, me veprime apo mosveprime, ka kryer shkelje të karakterit administrativ, rasti i referohet Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për fillimin e hetimit disiplinor ndaj punonjësit.
  • Pasi praktika trajtohet nga strukturat vendore, ajo vjen në njësinë që merret me trajtimin e ankesave dhe pas verifikimit paraprak, i kthehet përgjigje qytetarit/institucionit për pretendimet e ngritura në ankesë.
  • Në rastet kur pretendimet e parashtruara në ankesë nuk janë objekt i punës së Shërbimit, ankesa i kalon për trajtim strukturës kompetente.

Ankesa Me Email

Denonco

0800 90 90

 

ankesa@shcba.gov.al