Drejtuesi I Institucionit

Zoti Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 shkurt 1966 në qytetin e Tiranës. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.
Edukimi:

  • -Është diplomuar “Specialist i Lartë Policie”  në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë.
  • -Është diplomuar në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.
  • -Është diplomuar në nivelin Master Profesional në vitin 2011.

Kualifikime dhe trajnime:

  • -Ka ndjekur Kursin për Zhvillimin e Menaxhimit dhe Udhëheqjes për Drejtuesit e Lartë të Policisë, çertifikuar më dt. 04/05/2001.
  • -Ka ndjekur seminar mbi Parandalimin e Krimit në DPQ Tiranë, çertifikuar më dt. 19/05/2001.
  • -Ka ndjekur Kursin për Menaxhim dhe Planifikim i Mbikqyrjes nga Programi ICITAP, çertifikuar më dt. 05/04/2002.
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi USA, çertifikuar më dt. 23/05/2003.
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Antiterrorin në Budapest, çertifikuar më dt. 20/06/2003.
  • -Ka ndjekur Kurs Bazë për Hetimin e Narkotikëve, çertifikuar më dt. 21/10/2005
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi New Mexico, çertifikuar më dt. 09/02/2006.
  • -Ka ndjekur Trajnim mbi aftësimin e Punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë Zgjedhjeve, çertifikuar më dt. 12/12/2006.
  • -Ka ndjekur Trajnim mbi rolin e Policisë në zbatimin e Legjislacionit, çertifikuar më dt. 22/01/2008.
  • -Ka ndjekur Kursin e Trajnimit mbi Policimin në Komunitet, çertifikuar më dt. 13/06/2008.
  • -Ka ndjekur Trajnim mbi aftësitë e Punonjësit të Policisë gjatë zgjedhjeve.
  • -Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Menaxhimin e Lartë Policor, në International Law Enforcment Academy (ILEA), në Budapest, Hungari.

Karriera Profesionale:

Z. Rrumbullaku ka patur një karrierë të pasur profesionale, duke manifestuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim.

  • -Nga data 17/01/2019 me Urdhrin e Ministrit të Brendshëm Z. Sandër Lleshaj, mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
  • -Nga data 12/07/2017 është angazhuar në sektorin privat.
  • -Nga data 26/05/2017 deri më 11/07/2017, ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm.
  • -Me kërkesë të tij, del në lirim më 01/10/2014, angazhuar në sektorin privat.
  • -Nga data 09/10/2013 deri më 30/09/2014, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor.
  • -Nga data 14/09/2010 deri më 08/10/2013, ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, në Departamentin e Sigurisë Publike, në DPPSH.
  • -Nga data 21/06/2010 deri më 13/09/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH.
  • -Nga data 05/11/2009 deri më 20/06/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Rendit Publik, në DPPSH.
  • -Nga data 08/06/2009 deri më 04/11/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Qendrën e Formimit Policor.
  • -Nga data 14/10/2008 deri më 07/06/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” Tiranë.
  • -Nga data 12/06/2006 deri më 13/10/2008, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
  • -Nga data 28/10/2005 deri më 11/06/2006, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës.
  • -Nga data 01/10/2004 deri më 27/10/2005, ka mbajtur detyrën e Specialistit për Trajtimin e Informacionit Sekret dhe Mbështetjes Operacionale në DPPSH.
  • -Nga data 01/11/2003 deri më 30/09/2004, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Zyrën e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale në DPPSH.
  • -Nga data 01/09/2002 deri më 31/10/2003, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit  të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.
  • -Nga data 01/01/2001 deri më 31/08/2002, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.
  • -Nga data 20/07/2000 deri më 31/12/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë.
  • -Nga data 01/05/1998 deri më 19/07/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Rajonit të Policisë Kombinat, Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë.
  • -Nga data 16/02/1998 deri më 15/03/1998, ka mbajtur postin e Shefit të Zyrës së Luftës Kundër Akteve Terroriste, në DRP Tiranë.
  • -Nga data 11/08/1997 deri më 15/02/1998, ka mbajtur postin e Shefit  të Zyrës Kundër  Krimit të Organizuar në DRP Tiranë.
  • -Nga data 16/07/1997 deri më 10/08/1997, ka qenë në Dispozicion të DRP Tiranë
  • -Nga data 27/08/1996 deri më 06/04/1997, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
  • -Nga data 01/07/1995 deri më 26/08/1996, ka mbajtur postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë.
  • -Nga data 01/09/1993 deri më 30/06/1995, ka mbajtur postin e Shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë.
  • -Nga data 01/07/1992 deri më 31/08/1993, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Degën e Shërbimeve, në DRP Tiranë.
  • -Nga data 16/04/1991 deri më 30/06/1992, ka mbajtur detyrën e instruktorit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, në F.N. Shpejtë, të DNSH Tiranë.
  • -Nga data 01/09/1990 deri më 15/04/1991, ka mbajtur postin e Shefit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, të DBSH Burrel.
  • -Nga data 01/08/1988 deri më 31/08/1990, ka mbajtur detyrën e Komandantit të Togës, në Repartin Nr. 301, të DPB Burrel.